Dita e 20-të e seancës konstituive, Maqedonia nuk del nga kriza

Deputetët në Kuvendin e Republikës së Maqedonisë po vijojnë debatin e 20-të të radhës për zgjedhje të Komisionit për çështje të zgjedhjeve dhe emërimeve.

Lajme

27/04/2017 12:20

Edhe në debatin e sotëm, sikurse edhe atyre të 19-të ditëve që lamë pas, deputetët e VMRO-DPMNE-së kërkojnë hedhjen poshtë të Platformës së Tiranës dhe zgjedhje të reja të parakohshme parlamentare së bashku me ato lokale si dalje e vetme nga kriza politike, kurse nga LSDM-ja konsiderojnë se nuk po respektohet rregullorja e Kuvendit dhe se deputetët e VMRO-DPMNE-së diskutojnë për tema të cilat nuk kanë lidhje me pikën e rendit të ditës.

Ata kërkojnë të kalohet në votim të pikës së ardhshme të rendit të ditës, përkatësisht zgjedhje të kryetarit të Kuvendit. /AlsatM/