Distria në krye të detyrës, e fiton edhe luftën e dytë në Paris

Distria Krasniqi ka shfaqur formë të lartë edhe në luftën e dytë në Grand Slamin e Parisit.

Sport

09/02/2019 12:48

Xhudistja jonë ka arritur të sigurojë një vend në tetëshen më të mirë të Grand Slamit të Parisit, në kategorinë deri në 48 kilogramë.

22 vjeçarja në sfidën e dytë ka mposhtur garuesen nga Brazili, Gabriela Chibana, shkruan lajmi.net.

Në garë në Paris mbetet edhe Akil Gjakova, që shënoi fitore në ndeshjen e parë.

E pafat mund të themi që ka qenë Nora Gjakova, që u eliminua befasisht./Lajmi.net/