Distria Krasniqi mposht kampionen olimpike dhe siguron finalen në Abu Dhabi

Lajme të mira vijnë për Kosovën nga Abu Dhabi.

Sport

27/10/2018 13:36

Distria Krasniqi bëhet xhudistja e tretë që siguron finalen e madhe në Grand Slamin e xhudos që po mbahet në Abu Dhabi.

Krasniqi në luftën për finale ka mposhtur xhudisten nga Argjentina në kategorinë deri 43 kilogramë, Pareto Paula, e cila ka qenë kampione olimpike në Rio në vitin 2016.

Në finalen për medaljen e artë, Krasniqi do të takohet me xhudisten nga Mongolia, Urantesteseg Munkhbat./Lajmi.net/