Distria Krasniqi fiton medaljen e bronztë

Ajo e mposhti xhudisten japoneze, Natsumi Tsunoda

Sport

10/02/2018 18:03

Distria Kransiqi ka fituar medaljen e bronztë në Grand-Slamin e Xhudos në Paris.

Ajo e mposhti xhudisten japoneze, Natsumi Tsunoda, përcjellë “Lajmi.net”.

Akil Gjakova ka siguruar medaljen e argjendtë, pasi që ka arritur në finale, ku do të luajë për të artën.

Ndërkohë, Nora Gjakova u eliminua në rrethin e dytë. /Lajmi.net/