Distria Kraniqi, e artë në Kupën Evropiane

Distria Krasniqi është treguar mjaft e suksesshme në Kupën Evropiane për juniorë, duke ia sjell Kosovës medaljen e artë. Xhudistja pejane ishte e pa konkurrencë.

Sport

01/06/2014 20:54

Edhe një medalje e artë për Kosovën. Pas Majlinda Kelmendit, është Distria Krasniqi, xhudistja tjetër pejane me perspektivë, ajo e cila shkëlqeu në Kupën Evropiane për juniorë, që u mbajt të dielën në Austri.

Distria, e cila garon në kategorinë 52kg, në luftën e parë e mposhti kundërshtaren Lisa Stelzer nga Austria, ndërsa në të dytën ia doli ta ‘rrëzojë’ rusen Tatjana Ajakina.

Edhe Evelien Cappaert nga Belgjika nuk ishte kundërshtare e denjë e Krasniqit, e cila me këtë rast shkoi në gjysmëfinale, ku po ashtu ngadhënjeu, duke u treguar më e fortë se braziliania Jessica Pereira.

E në finale, xhudistja pejane u tregua mjaft e përqendruar dhe ia doli të fitojë ndaj sllovenes Andreja Leski, duke ia sjell Kosovës medaljen e artë të radhës.