Distria humb mundësinë për medalje të artë, tani në luftë për të bronztën

Distria Krasniqi ka humbur në çerekfinale të Grand Prixit të Holandës.

Sport

16/11/2018 14:17

Xhudistja kosovare ka humbur mundësinë për të kërkuar medaljen e artë edhe në Holandë, sikurse bëri në Uzbekistan.

Në luftën çerekfinale, Krasniqi u mund nga xhudistja nga Japonia, Aya Sakagami në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Tani Krasniqi do të vazhdojë garën duke kërkuar medaljen e bronztë.

Sfida e saj e radhës është kundër rumunes, Monica Ungureanu./Lajmi.net/