Distria e Nora të bronzta në Sofje, u mbështeten edhe nga ambasadori Kallaba (FOTO)

Distria Krasniqi dhe Nora Gjakova kanë shënuar një tjetër sukses në garat ndërkombëtare në xhudo.

Sport

04/02/2017 18:13

Vashat e Kosovës kanë arritur të stolisen me medalje të bronzta në Sofje të Bullgarisë, njofton në Facebook trajneri i tyre, Driton Kuka, përcjell lajmi.net.

“Dy medalje në garën e parë të Kupave Botërore. Distria e Nora të Bronzta në Sofje, prezent ishte edhe Ambasadori ynë në Bullgari Shpend Kallaba. Distria në mes tjerash mposhti sot hiç më pak se Kampionen Olimpike Brazilianen Menezes e në gjysmëfinale ishte e shkëlqyeshme me Japonezen nga e cila humbi në 10 sekondat e fundit”, ka shkruar ai në llogarinë e tij në Facebook.

Në këtë sukses të Norën dhe Distrian i ka mbështetur edhe ambasadori i Kosovës në Bullgari, Shpend Kallaba, që këtë turne e ka përcjellë nga afër.

ksmd japs shsh

Parashikoni ndeshje të futbollit dhe fitoni dhjetëra shpërblime, duke përfshirë një iPhone 7 dhe Samsung Galaxy S6