Distria e nis furishëm, e fiton luftën e parë në Paris

Distria Krasniqi e ka nisur me fitore rrugëtimin drejt medaljes në Grand Slamin e Parisit.

Sport

09/02/2019 10:52

Xhudistja nga Kosova ka mundur në luftën e parë xhudisten nga Portugalia, Joana Diogo, me Ippon në kategorinë deri në 48 kilogramë.

Ndeshja e radhës e Distrias është ajo kundër brazilianes Gabriela Chibana.

Kujtojmë se në Grand Slamin e Parisit po garojnë edhe Akil Gjakova dhe Nora Gjakova./Lajmi.net/