Distria e fiton me ippon luftën e parë në Grand Prixin e Hagës

Distria Krasniqi e ka shënuar fitoren e parë në Grand Prix e xhudos që po mbahet në Holandë, në qytetin e Hagës.

Sport

16/11/2018 11:47

Xhudistja nga Kosova e ka nisur në mënyrë fantastike rrugëtimin në Grand Prix ‘The Hague GP 2018’.

Krasniqi ka arritur që në ndeshjen e parë të mposht xhudisten nga Gjermania, Ulrich Mira, me ippon.

Në ndeshjen e radhës, Krasniqi do të takohet me xhudisten nga Portugalia, Maria Siderot./Lajmi.net/