Distin pensionohet nga Kombëtarja, pa asnjë paraqitje

Mbrojtësi Sylvain Distin është kundërpërgjigjur pas injorimit nga selektori i Francës, Didier Deschamps, duke vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar, me ‘rekord’ prej zero paraqitjesh.

Sport

14/05/2014 15:41

Sylvain Distin i dha leksion Samir Nasrit se si duhet marrë injorimin nga një Kampionat botëror duke vendosur të pensionohet nga futbolli ndërkombëtar pas një totali prej zero paraqitjesh.

Francezi, i cili ka qenë një prej mbrojtësve më stabil në Premierligë në pesë vitet e kaluara deri më tani me Evertonin, shfrytëzoi rrjetin social Twitter për të njoftuar selektorin Didier Deschamps se nuk do të jetë më në konsideratë të Trekolorëve, edhe pse nuk ka bërë asnjë paraqitje të vetme.

“Po pensionohem nga ekipi i Francës. Ishte një përvojë e mrekullueshme dhe pas një rekordi prej zero paraqitjesh, është koha të jap lamtumirën time dhe të përqendrohem në klub”, shkroi Distin, 36-vjeç.

Reagim më me stil se ai nga Nasri, që reagoi furishëm në injorimin e Deschampsit.