“Distanca”, kënga më e re nga Gjiko

Reperi, Gjiko ka lansuar këngën e re.

ShowBiz

11/11/2018 14:08

Reperi i njohur kosovar, Gjiko ka publikuar projektin e ri muzikor të titulluar “Distanca”, shkruan lajmi.net.

Ky projekt i Gjikos vjen më ndryshe siç jemi mësuar të shohim, me një klip që ngjason me filmat e shkurtër ku protagonistë është vetë reperi dhe gruaja e tij, Elita Rudi.

Çifti shfaqen tejet të vrazhdë, madje në disa çaste ia drejtojnë armët njëri-tjetrit.

Kënga tashmë është publikuar në kanalin zyrtar, Youtube dhe pritet të ketë suksesin e dëshiruar nga publiku. /Lajmi.net/

YouTube player