Disney do të sjellë një film të ri të Frozen

Në pranverën e vitit 2015 do të kemi edhe një film të ri të shkrutër të suksesit të Disneyt, Frozen.

ShowBiz

04/09/2014 00:35

Elsa, Anna, Kristoff dhe Olaf do të rikthehen përsëri për gjithë fansat e filmit Frozen.

Studiot e animacionit ‘Walt Disney’ kanë konfirmuar se një vazhdim i filmit hit, fitues të çmimit Oscar do të lansohet në pranverën e vitit tjetër dhe do të ketë titullin ‘Frozen Fever’.

Filmi do të jetë i shkurtër dhe do të ketë gjithë personazhet kryesore në të. Do të bëjë fjalë për një organizim special të ditëlindjes së Annës nga Elsa dhe Kristoff, por fuqitë me akull të Elsës do të përzijë gjithçka.

Për krijimin e filmit do të bashkohen përsëri Jennifer Lee dhe Chris Buck dhe kompozitorët  shumë të suksesshëm Robert Lopez e Kristen Anderson-Lopez, të cilët do të shkruajnë një këngë të re për filmin.