Diskutohet për gjendjen e hekurudhave të Kosovës

Sot do të diskutohet për gjendjen e hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor evropian.

Lajme

26/08/2016 07:20

Kështu është bërë e ditur përmes një njoftimi për media ku thuhet se kolegji i shkencave të aplikuara teknike “Tempulli” në bashkëpunim me Ministrinë e Infrastrukturës si dhe kompanitë e hekurudhave Infrakos dhe Trainkos organizojnë një tryezë për diskutim me temë “Gjendja ekzistuese e Hekurudhave të Kosovës dhe integrimi i tyre në rrjetin hekurudhor Evropian”.