Diskutim për dialogun Kosovë-Serbi: Presidenti s’ka mandat të negociojë për kufijtë

Ish-kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani, ka deklaruar se presidenti nuk ka mandat për të diskutuar marrëveshje me shtetet fqinje sa i përket territorit të shtetit.

Lajme

02/10/2018 12:05

Grupi për Studime Juridike dhe Politike (GLPS) ka organizon tryezën e diskutimit “Dialogu Kosovë-Serbi: Rrugë e gjatë deri te Marrëveshja?”.

Me këtë rast Enver Hasani ish-kryetar i Gjykatës kushtetuese tregoi për kompetencat e organeve shtetërore.

“Çështjet e sovranitetit nacional dhe territorial i takojnë sovranit, pra Kuvendit, asnjë organ i Kosovës, veç përfaqësueseve të sovranit nuk ka të drejtë të nënshkruaj apo të negocioj marrëveshje ndërkombëtare që prek çështjet nga neni 18.1 i kushtetutës”, ka thënë ai, raporton “Zeri.info”.

Tutje Hasani ka përmendur edhe referendumin për të cilën ka thënë që presidenti nuk mund të thërras referendum.

“Referendumi asnjëherë në një republikë parlamentare, as në Kosovë, nuk mund ta thërret presidenti i Republikës por vetëm përfaqësuesit e sovranit dhe vetëm atëherë kur çështjet janë nën kompetencat e tij”, tha ai.