Disa truqe të grimit që kurrë nuk i keni dëgjuar më parë

Këtu po ju paraqesim disa nga truqet e çdo industrie të bukurisë nga make-up artistët më gjenialë dhe këshillat e tyre për preferenca sa më praktike,

Lifestyle

25/02/2016 13:10

Shkëlqyes buzësh mbi buzëkuq mat

“Aplikoni një buzëkuq mat e më pas mbi të shkëlqyes me ngjyrë – kjo mund të tingëllojë paksa çuditshëm, por efekti mat i buzëkuqit ju jep një intenzitet të mahnitshëm buzëve.” – Yadim

Hijëzim, hijëzim dhe vetëm hijëzim

“Aplikoni hijëzues përgjatë gjithë buzëve për ti bërë ato të duken më të mëdha – kjo do të rrisë konturat, gjithashtu mund të përdorni hijëzues edhe poshtë syve, për ti bërë ato të duken më të freskët sikur kur zgjoheni nga gjumi, thjeshtë aplikoni shtresë të lehtë nën qerpikët e poshtëm.” – Tom Pecheux

“Më pak” nënkupton “më shumë” për të mbuluar ndonjë shenjë

“Fshehja e ndonjë shenje është mënyra më natyrale për ta bërë lëkurën të duket e përsosur. Përdorni kamuflues (concealer) të ndryshëm dhe vendoseni në formë pikash në lëkurë, pastaj me anë të gishtit zgjerojeni deri sa të shtrihet mirë. Është kamuflim shumë më i mirë se sa të vendosni shtresa të mëdha të produkteve si fondacion (sherk) apo pudër.” – Grace Lee

Gjeni ngjyrën e preferuar të buzëkuqit

“Gjeni ndonjë nuancë të kuqe në portokalli nëse keni ngjyrë të errët të syve, dhe ngjyrë më të kuqe të theksuar nëse keni ngjyrë të syve më të hapur.” – Petros Petrohilos

Gjetja e nuancës perfekte të pudrës me lëkurën tuaj

“Është e pamundur të gjeni ngjyrën ideale të themelit apo pudrës e cila përshtatet me lëkurën tuaj, ajo nuancë thjeshtë nuk ekziston. Ju duhet të keni dy nuanca, një më të errët për sezonin veror dhe një nuancë më të lehtë për dimër, ose mund ti kombinoni të dyja për një nuancë tuajën të preferuar.” – Tom Pecheux, make-up artist.