Disa truke natyrale si të aromatizoni dollapin

Të gjithë i kujtojmë sapunët e fshehur nën veshjet e palosura në dollap apo shamitë e parfumosura!

Lifestyle

18/02/2018 10:55

Këto kanë qenë metodat natyrale të aromatizuesve sipas gjysheve, e ndonëse në treg ekzistojnë shumë produkte që kryejnë të njëjtin funksion, duket se këto natyralet na pëlqejnë më shumë !

Çfarë ju nevojitet:
Oriz- vaj esencial të aromës suaj të preferuar
Ja si të veproni:

Në një tas hidhni oriz dhe shtojini disa pika vaj esencial të aromës që preferoni (livando, limoni, bajame etj). Shtojini masës pak sheqer dhe sodë buke për të thithur aromat e pakëndshme të dollapit.
Një tjetër mënyrë:

Livandoja është një bimë, aroma e së cilës është e fortë edhe kur lulja është e tharë! Bëni një buqetë të vogël me degët e livandos e mbështillini me një copë! Këtë të fundit mund ta vendosni midis veshjeve.

Trëndafili, vanilja, kanellë, karafil, mund të jenë gjithashtu një mënyrë shumë e mirë për të aromatizuar dollapin apo sirtarin.