Disa tifozë të Barçës nuk e duan Messin

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka bërë të ditur se në një sondazh brenda tifozëve të klubit, dy përqind e tyre janë shprehur kundër Lionel Messit në skuadrën e tyre. Prej kur iu bashkua klubit më 2000, në moshën 13 vjeç, Messi ka shënuar 220 gola në ligë në 248 ndeshje, fitoi gjashtë tituj të…

Sport

09/09/2013 19:26

Presidenti i Barcelonës, Sandro Rosell ka bërë të ditur se në një sondazh brenda tifozëve të klubit, dy përqind e tyre janë shprehur kundër Lionel Messit në skuadrën e tyre.

Prej kur iu bashkua klubit më 2000, në moshën 13 vjeç, Messi ka shënuar 220 gola në ligë në 248 ndeshje, fitoi gjashtë tituj të kampionit në La Ligë, tre trofe të Ligës së Kampionëve, Kupën e Spanjës, Superkupën e Evropës dhe Kampionatin botëror të klubeve, secilën nga dy herë.

Mirëpo, as arritjet e tij të jashtëzakonshme me gjigantin katalan duket se nuk mjaftojnë që ai të ketë përkrahjen e 100 përqind të tifozëve të Barcelonës.

“Në klub ne bëjmë sondazhe të brendshme dhe ekzistojnë dy përqind të tifozëve që nuk e duan Messin. Dua të di se kush janë ata”, deklaroi Rosell për mediat spanjolle.