Disa shenja që jeni shumë të stresuar dhe keni nevojë për pushim

Që në kohërat e njerëve të shpellave, ne zhvilluam një përgjigje natyrale ndaj stresit që na ndihmoi shumë.

Lifestyle

04/03/2016 14:52

Pasi që mirreshim me kafshë të egra, duhet të ishim të shpejt dhe të gatshem për të luftuar në çdo çast. Por edhe pse këtë nuk duhet ta bëjmë më, ende i ndjejmë efektet e stresit, të cilat mund të jenë shkatërruese.

Në fakt, trupat tanë janë mësuar aq shumë me këtë, sa që ne reagojmë në streset normale ditore si të ishin arinj të frikshëm ose tigra me dhëmbë të mprehtë. Prandaj edhe të shkuarit në punë na duket ndonjëherë si kërcënim. E si të mos jemi të stresuar pastaj?

Duhet të dimë se kur gjërat dalin jashtë kontrollit, që të mos shndërrohemi në krijesa që nuk mund të funksionojnë. Ja disa shenja që ju tregojnë se jeni të stresuar.

  1. Sëmuresh shumë lehtë me grip

Gjithmonë funksionon kështu- shkon me një event stresues dhe pas një jave përfundon i sëmurë. Kjo për shkak se trupit nuk di si të përballet me stresin dhe përgjigjet duke u pushtuar nga bakteret. Kështu që ka kuptim që një person i stresuar të jetë gjithmonë i sëmurë.

  1. Të rrjedh hunda gjak

Sikur gjithë ai stres të mos mjaftonte, imagjinoni horrorin e sikletosjes dhe pastaj të të duhet të mirresh me rrjedhje gjaku nga hunda. Studimet kanë treguar se pacientët që eksperiencojnë rrjedhje gjaku nga hunda shpesh ndodhen në një situatë stresuese, transmeton lajmi.net.

  1. Ju ka humbur memorja

Të gjithë kemi harruar çelësat në një moment stresi, ose totalisht e kemi harruar një takim kur dita është shumë e zënë. Është normale. Stresi konstant, gjithsesi, mund të shndërrojë jetën në një lojë memorie ku ndihesh sikur nuk di asgjë.

4.Të bien flokët

Është shumë normale të humbasësh 50-100 fije floku në ditë. Nuk është normale të bllokosh dushin apo të mbushësh krehërin me flokë. Kjo ndodh për shkak se qelizat e bardha të gjakut sulmojnë gjëndrat e flokut, duke e shkaktuar atë të bie.

  1. Ndihesh super-emocional

Stresi duhet të shkojë diku, dhe zakonisht rrjedh në formë të emocioneve. Mund të gjesh veten duke qarë në ndonjë reklamë, apo diçka tjetër të vogël. Nëse të duket sikur kjo po del jashtë kontrollit, kujdesu për veten. Vizito një psikolog ose kërko mënyra të tjera për t’u marrë më këtë./lajmi.net