Disa orë pritje në radhë për një vërtetim në Komunë të Prishtinës (Foto/Video)

Komuna e Prishtinës bëri bujë me ofrimin e mundësisë për qytetarët që ekstraktin e lindjes ta nxjerrin nga një aparat, pa pritur në radhë dhe pa u përballë me burokracinë e administratës komunale. Por kjo nuk i ka dhënë fund pritjeve të gjata në radhë për një dokument, në komunën e drejtuar nga kryetari Shpend Ahmeti.

Lajme

06/07/2015 15:34

Për t’u pajisur me një vërtetim që dëshmon që ke paguar tatimin në pronë, si kusht për regjistrim të veturës, qytetarëve të Prishtinës u duhet të presin disa orë në radhë.

Komuna e Prishtines

“Edhe dy ore duhet me prit për një vërtetim ”, kështu u shprehet Esat Berisha, i irrituar nga pritja dy orëshe përballë një sporteli në Komunën e Prishtinës.

Ai në një prononcim për lajmi.net tha së Komuna po u kërkon tatime edhe nëse vetura është më qira. “Kërkojnë dëshmi për kryerjen e obligimeve edhe nga pronari”.

Komuna e Prishtines/Sportelet

Ai thotë se këto procedura të cilat administrata komunale i kryen shumë ngadalë, ua hupin ditën, e besa edhe punën.

I lodhur nga pritja është edhe Sherif Krasniqi, i cili ka 30 minuta që ndodhet në radhë, por pa shpresë se do të kryejë punë shpejtë. (lajmi.net)

 

YouTube player