Disa nga ngjarjet historike që u shënuan më 28 maj

Nga ngjarjet historike më me rëndësi që veçojnë ditën e sotme të 28 majit, janë ato të karakterit shoqëror dhe industrial.

Bota

28/05/2016 08:56

892 – Në San Francisko, Kaliforni, avokati John Muir krijon “Sierra Club”. Ky grup i lidhur tradicionalisht me lëvizjen progresive, u bë organizata e parë në botë për mbrojtjen e mjedisit, dhe aktualisht angazhohet në lobimin e politikanëve për promovimin e politikave të gjelbra.

1937 – Themelohet “Volkswagen” (VË), prodhuesi gjerman i automobilave.

1961 – Peter Benenson boton artikullin “Të burgosurit e harruar” në disa gazeta kryesore ndërkombëtare. Nga ky shkrim lindi nisma për themelimin e organizatës së të drejtave të njeriut, “Amnesty International”. Në vitin 1961, Benenson (hebre – britanik) u zemërua nga një lajm mbi dy studentë portugezë të dënuar me shtatë vjet burg vetëm se kishin ngritur një dolli për lirinë gjatë regjimit autokratik të Salazarit – në këtë frymë Benenson shkroi artikullin “Të burgosurit e Harruar” dhe ua dërgoi atë disa gazetave kryesore perëndimore.

1964 – Formohet Organizata për Çlirimin e Palestinës (PLO), me qëllim të krijimit të një shteti të pavarur.

1979 – Konstantin Karamanlis nënshkruan traktatin e plotë të anëtarësimit të Greqisë në Komunitetin Ekonomik Evropian.

1987 – Piloti 19-vjeçar gjermano-perëndimor, Mathias Rust, shmang mbrojtjen ajrore sovjetike dhe e ul aeroplanin e tij privat në “Sheshin e Kuq” në Moskë. Ai menjëherë u kap dhe nuk do të lirohej deri në 3 gusht 1988.

1999 – Në Milano, Itali, pas 22 viteve punë restauruese, kryevepra e Leonardo da Vinçit, Darka e Fundit, zbulohet përsëri për publikun.