Disa nga mitet e rreme që ekzistojnë mbi ushqimet

Mitet mbi ushqimet:

Lifestyle

22/05/2017 00:45

Miti: Qumështi ndërton një trup të fortë!

Ky është një reklamim paksa i tepërt në atë përmasë sa që në trurin dhe politikat tona ushqimore, qumështi duket magjik. Departamenti Amerikan i Bujqësisë thotë se të rriturit duhet të pijnë 3 gota qumësht në ditë, kryesisht për të marrë kalciumin dhe vitaminën D. Megjithatë, studimet e shumta, tregojnë se nuk ka një lidhje ndërmjet pirjes së një sasie më të madhe qumështi (apo marrjes së shtesave me kalcium dhe vitaminën D), dhe një thyeshmërie më të pakët të kockave. Përkundrazi, disa studime kanë dëshmuar një lidhje me një vdekshmëri më të lartë, dhe ndërsa kjo s’do thotë se përgjegjëse për këtë është vetë konsumi i qumështit, sigurisht që ky i fundit nuk është një ndihmës i madh.

Screen Shot 2016-08-21 at 09.57.30Miti: Ushqimi organik është pa pesticide, dhe me më shumë kalori

Në fast ushqimi organik nuk është fare pa pesticide, dhe nuk është as domosdoshmërisht më i mirë për ju. Fermerët që kultivojnë prodhimin organik, lejohen të përdorin kimikate, të cilat në disa raste janë më të këqija për mjedisin, se sa homologët e tyre sintetikë. Megjithatë, nivelet e pesticideve si tek ushqimet organike dhe jo-organike, janë në përgjithësi aq të ulëta sa që nuk janë shqetësuese për konsumin. Ngrënia e ushqimi organic, nuk ka sjellë ndonjë përfitim më të madh në vlera ushqyese sesa ushqimi jo-organik, sipas një rishikimi të qindra studimeve të rëndësishme, shkruan Bota.al.

Screen Shot 2016-08-21 at 09.58.01Miti: Konsumi i çokollatës ju shkakton puçrra në fytyrë

Për një muaj, shkencëtarët ushqyen dhjetëra njerëz me karamele, që përmbanin 10 herë më shumë sesa masa e zakonshme e çokollatës, dhe dhjetëra të tjerë me çokollata të rreme. Kur ata numëruar njollat në fytyrë para dhe pas çdo diete, nuk vunë re “asnjë ndryshim” ndërmjet dy grupeve. As çokollata dhe as yndyra, nuk dukej të kishin ndonjë ndikim tek shfaqja e puçrrave në fytyrë.

Screen Shot 2016-08-21 at 09.58.30Miti: Ngrënia e një molle në ditë e mban mjekun larg

Molla është shumë e pasur me fibra dhe vitaminën C, të cilat janë të dyja shumë të rëndësishme për shëndetin në terma afatgjatë, por nuk përbëjnë gjithçka që ju nevojitet. Kjo pasi nëse disa viruse ose baktere depërtojnë në sistemin tuaj imunitar, një mollë mjerisht nuk do të arrijë të bëjë asgjë për t’iu mbrojtur. Prandaj mos harroni të bëni vaksinën e grupit, edhe nëse konsumoni rregullisht mollë.

Miti: Kafeja ndalon zgjatjen e trupit

Shumica e studimeve, nuk gjejnë ndonjë lidhje mes konsumit të kafeinës dhe rritjes së kockave të fëmijëve. Tek të rriturit, studiuesit kanë parë se rritja e konsumit të kafeinës mund të kufizojë shumë pak absorbimin e kalciumit, por ndikimi është aq i vogël sa që edhe një lugë gjelle qumësht, mund të shkaktojë të njëjtat efekte sa edhe një filxhan kafeje.

Screen Shot 2016-08-21 at 09.59.07Miti: Konsumi i akullores e përkeqëson ftohjen kur jeni tashmë të sëmurë

Nëse dergjeni në shtëpi i sëmurë me të ftohur, mund të relaksoheni dhe ngushëlloni disi veten me disa akullore. Ideja se qumërishti i ngrirë acaron më tej mukozën e grukëve, nuk është shumë e vërtetë. Sipas studiuesve e kundërta është e vërtetë:produktet e ngrira të qumështit mund të qetësojnë dhimbjen e fytit dhe t’iu japin kalori, në kushtet kur përndryshe s’mund të hani dot gjë tjetër.

Screen Shot 2016-08-21 at 09.59.33Miti: Sheqeri krijon ndërvarësi si heroina

Në librin e tij të vitit 2009 “Fat Chance”, autori Dr. Robert Lastixh, pohon se sheqeri nxit sistemin trunor të shpërblimit në të njëjtën mënyrë si duhani, alkooli, kokaina, heroina dhe se për këtë arsye duhet të jetë po aq problematik. Lastixh citon madje edhe studime që tregojnë pjesë të trurit të nxitura në të njëjtatpjesë, që ngacmohen edhe nga shumë lloje aktivitetesh që shkatojnë kënaqësi, nga pirja e alkoolit tek pasja e marrëdhënie seksuale.

Megjithatë, problemi me këto lloje të studimesh shkencore mbi trurin është se “tek  neuroimazhet nuk ka asnjë shenjë të qartë të ndërvarësisë”, thotë Hisham Zioden, specialist mbi sjelljen e ngrënies. Pra, shkencëtarët nuk e dinë se çfarë lloj varësie në tru shkakton sheqeri, dhe deri kur ky mister të zgjidhet ne s‘duhet të jetojnë me frikën e diçkaje aq të çuditshme si varësia nga sheqeri.