Disa nëndegë të LDK-së në Pejë, kalojnë në PDK

Vendimi i Gazmend Muhaxherit, kryetarit të Pejës që të prish koalicionin komunal me PDK-së, duke larguar drejtorët e kësaj të fundit, si duket ka filluar të japë efektet e para negative për vetë LDK-në.

Lajme

24/05/2016 18:31

Kjo pasi Partisë Demokratike të Kosovës sot i janë bashkuar disa nëndegë të Lidhjes Demokratike të Kosovës në Pejë.

Në PDK ka aderuar kryetari i nëndegës “Dardania”, Shkumbin Broqi me një pjesë të anëtarësisë.

Po ashtu në PDK, siç raporton gazetatribuna,  ka aderuar edhe kryetari i nëndegës “Rrogaqielli”, Shënoll Draçolli.

Në kuadër të qindra kalimeve nga LDK në PDK është edhe legjenda e basketbollit, Valdet Grapci bashkë me një pjesë të tifozërisë “Shqiponja” në Pejë.