Disa mënyra se si soda e bukës mund t’iu bëjë 10 vjet më të ri

Soda e bukës është një përbërës i fuqishëm dhe i gjithëanshëm që mund të përdoret për çdo gjë - nga pastrimi dhe trajtimi i lëkurës e deri tek problemet shëndetësore.

Lifestyle

19/01/2018 19:22

 

Zakonisht përdoret për brumin në rritje, por gjithashtu mund të trajtojë dhe të parandalojë sëmundje dhe gjendje të shumta jo të mira shëndetësore.

Përveç kësaj, njerëzit e përdorin sodën e bukës si një absorbues efektiv të aromës dhe zbutës, si dhe një pastrues të të gjitha sipërfaqeve. Megjithatë, soda e bukës mund të përdoret gjithashtu për qëllime estetike, pasi përmirëson dukjen e lëkurës në mënyrë drastike dhe e rinon atë, transmeton lajmi.net

Më poshtë, kemi radhitur disa nga të mirat e shumta që mund të marrim nga soda e bukës:

Lufton aknet: 

Soda e bukës është një ilaç efektiv kundër akneve – vetëm duhet të përgadisni një pastë me ujë dhe të aplikoni direkt në akne ose puçrra të fytyrës për t’i hequr qafe.

Zbardhimin e dhëmbëve:

Pastën tuaj të preferuar të dhëmbëve nuk duhet ta merrni nëse nuk ka sodë buke të shtuar në të. Por edhe nëse nuk ka, atëherë ju mund t’i shtoni vet një gjysmë lugë çaji në mënyrë që t’i zbardhoni dhëmbët. Por nuk duhet ta bëni shpesh dhe vazhdimisht pasi mund ta dëmtojë smaltin.

Zbut lëkurën:

Nëse lëkura juaj e duarve dhe këmbëve është e thatë, përdorni një përzierje të sodës së bukës me ujë dhe sapun për t’iu bërë masazhë, pastaj lajeni me ujë të ngrohtë. Kjo do të hidratojë lëkurën tuaj.

Freskon frymëmarrjen:

Nëse jeni duke vuajtur nga frymëmarrja, atëherë ju duhet të bëni një përzierje të ujit me gjysmë luge sodë buke dhe ta mbani në zvagrën e gojës dhe të fytit në mënyrë të soda e bukës t’i mbysë bakteret dhe të lehtësohet frymëmarrja.

Flokë të shëndetshëm dhe të pastër:

Shampot që ne përdorim, megjithatë nuk janë aq të mirë sa reklamohen – ata zakonisht përmbajnë kimikate që dëmtojnë kokën dhe flokët. Megjithatë, soda e bukës do të mbajë flokët tuaja të shëndetshme. Vetëm sigurohuni që ta përdorni atë vetëm një herë në muaj, pasi nivelet e pH të sodës së bukës janë të larta.

Mbani thonjët të shëndetshëm:

Përzieni në proporcion 3 në 1 në favor të sodës së bukës një pastë që mund të aplikoni në thonjtë tuaj. Më pas lani thonjtë dhe duart – do të vëreni se do të duken më mirë dhe do të jenë më të shëndetshëm.

Shëndeti i lëkurës:

Soda e bukës siç u cek edhe më lartë është jashtëzakonisht e mirë edhe për lëkurën, kështu që nëse keni probleme me thatësinë e lëkurës së trupit, atëherë soda e bukës mund t’iu del në ndihmë./Lajmi.net/