Disa këshilla si të kurseni para gjatë një udhëtimi

Udhëtimet dhe pushimet, janë pjesa më e mirë e vitit por shpesh ndodhë të kenë kosto të lartë, ndaj këtu kemi mbledhur 6 këshilla sipas të cilave ju do të mund të kurseni arsyeshëm gjatë një udhëtimi.

Fun

05/09/2016 05:35

Rezervoni biletat më herët

Këtë e mundësojnë shumë faqe online të cilat tregojnë për kohën dhe çmimin e biletave udhëtuese ku ju mund të rezervoni shumë muaj para udhëtimit tuaj, shkruan lajmi.net

Huazoni makinë

Nëse ju planifikoni të udhëtoni me miqët tuaj ose edhe vet ju mund të merrni me qira veturë dhe të kurseni paratë e biletave.

Hani në rrugë

Nuk është e domosdoshme që gjatë udhëtimit të hani gjithmonë në restorante, ju keni udhëtuar për tu kënaqur dhe edhe nëse hani në rrugë nuk është diçka e turpshme, kjo është një mënyrë tjetër e mire për të kursyer para.

Merrni një taksi

Ju mund të merrni taksi sepse është një opsion i lirë, edhe këtë ka shumë faqe të internetit që sigurojnë të dhëna për taksi që ju mos të pritni në rrugë për të hasur një të tillë.

Kujdes me akomodimin

Gjatë fazes së akomodimit ju duhet të keni kujdes dhe ti shqyrtoni të gjitha hotelet me ofertat e tyre dhe ta zgjedheni më të përshtatshmen si financiarisht ashtu edhe sipas komoditetit që ofron.

Udhëtoni jashtë sezonave

Nëse ju udhëtoni gjatë verës dhe nuk keni rezervuar biletat e akomodimin më herët sigurisht që do të ju kushtojmë shumë, kjo ndodhë edhe gjatë dimrit në disa periudha pra të udhëtoni në mes të sezonave ju ndihmon juve të kurseni më shumë./lajmi.net