Disa këshilla për të pasur krahë seksi

Krahët e tonifikuar janë një mrekulli për çdo femër, por nuk është e lehtë që t’i kenë të gjitha. Nëse jeni gati të punoni me to, keni nevojë për disa këshilla diete dhe llojet e duhura të ushtrimeve. Zbuloni se si të pakësoni pjesët poshtë krahëve shpejt dhe me efikasitet.

Lifestyle

04/08/2014 15:58

Bëhuni gati të jeni krenare për krahët tuaj, duke u fokusuar në një stërvitje dhe regjim.

Jini realiste
Nuk është e lehtë për t’u pranuar, por ndonjëherë gjenetika luan rolin kryesor kur bëhet fjalë për trupin tuaj. Edhe në qoftë se ju ndiqni të gjitha dietat dhe këshillat për stërvitje, mund të mos jeni në gjendje të arrini atë që doni. Megjithatë, disa udhëzime dietike dhe këshilla për ushtrime do t’ju ndihmojnë të jeni më të shëndetshëm.

Pini shumë ujë
Moskonsumimi i ujit mund të ndikojnë në shumë pjesë të trupit tuaj. Evitoni ushqimt e kripura, pijet alkoolike dhe kafen. Këshillat tona lidhen me konsumimin e ujit, frutave dhe perime të pasura me lëng.

Riorganizoni ushqimin tuaj
Sheqernat së bashku me yndyrnat janë të këqija për shëndetin tuaj dhe për krahët tuaj. Pa marrë parasysh se sa punoni jashtë, nuk mund të humbni peshë në vetëm njërën anë të trupit tuaj, kështu që është e rëndësishme që të përqëndroheni në një dietë të shëndetshme në përgjithësi. Djegia e 500 kalorive në ditë zakonisht është e mjaftueshme si fillim.

Gjeni ushtrimet e duhura
Kur pyesni veten se si të tonifikoni pjesën e poshtme të krahëve tuaja sa më shpejt, është e rëndësishme të gjeni ushtrimin e duhur. Do t’u duhet forcë, kur ju dëshironi të humisni peshë. Kur jeni në rrugën e duhur për të furmuar trupin ka mjaft ushtrime që mund të ndihmojnë kur bëhet fjalë për krahët. Pompat duhet të jenë pjesë e rutinës suaj të përditshme, por tonifikimi i krahëve duhet të jetë prioritet.

Zgjerimi tricepsit
Një tjetër stërvitje e nevojshme për krahët tuaj është zgjerimi i tricepsit duke përdor pesha dore 3 kilogram. Shtrihuni në tapetin e stërvitjes dhe përthyeni gjunjët në mënyrë që këmbët tuaja janë në dysheme. Duke mbajtur një peshë në çdo dorë, ngrini krahët duke i mbajtur drejt. Pasi janë lart, ulini peshat deri në gjoksin tuaj, pastaj zgjatini krahët përsëri para se t’i ulni peshat poshtë. Një set prej 12 herësh është standarde, por mund të bëni më shumë dhe të përdorni pesha më të rënda.