Disa këshilla për të evituar erën e keqe të gojës

Konsumimi i qepës, hudhrës, alkoolit, duhanit e disa gjërave të tjera mund të stimulojë erën e keqe të gojës dhe kjo është irrituese për vetë ju dhe për rrethin tuaj.

Lifestyle

19/03/2016 00:00

Por ka disa mënyra efikase për parandalimin ose evitimin e kësaj dukurie që ju vë në pozitë të papëlqyeshme.

Pini sa më shumë ujë sepse hidratimi është ilaçi thelbësor kur është fjala për erë të mirë të gojës.

Konsumoni karrota ose selino pasi që janë perime që do të mbajnë gojën tuaj të hidratuar.

Pini çaj, nuk ka rëndësi shija por çaji ndihmon në eleminimin e baktereve që shkaktojnë erën e keqe të gojës.

Edhe molla njësoj sikur çaji eleminon bakteret por edhe pastron dhëmbët gjatë kafshimit të saj.

Është me rëndësi që ti evitoni përdorimin e kafesë dhe produkteve të qumshtit.