Disa këshilla dhe maska natyrale për mbrojtjen e flokëve

Femrat dhe meshkujt i mbërthen paniku, sapo vënë re se flokët e tyre fillojnë të bien gjithnjë e më tepër.

Lifestyle

22/09/2016 08:03

Nuk ka dyshim se flokët natyralë, të bukur, të dendur dhe të shëndetshëm janë të dëshiruar dhe askush nuk do të donte t’i humbiste ato, pasi luajnë një rol të rëndësishëm në paraqitjen e jashtme. Por si mund ti mbajmë flokët  sa më të shëndetshëm dhe ti ruajmë nga dëmtimi?

Këshilla për flokë të shëndetshëm:

Gjithmonë duhet ti shpërlani mirë flokët pas larjes, pasi kështu i jepni mundësi rrënjëve të mbeten të pastra dhe të zhvillohen fiziologjikisht. Për të patur me tepër rezultat, përpara se të vendosni në kokë shampon dhe balsamin i holloni ato me ujë.

Mos luani shumë me flokët. Kjo do të thotë se nuk duhet të vendosni me shumë se ç’duhet llak apo shkume e as ti ngacmoni flokët vazhdimisht me duar, apo të përdorni për shumë minuta tharësen e flokëve. Rezultat i gjithë kësaj do të jetë dobësimi i rrënjës.

Shmangiuni ndryshimeve rrenjësore të ngjyrës së flokëve. Këtu mund të përmendim rastin kur flokët kanë ngjyrë të errët dhe dëshironi t’i jepni ngjyrë fare të hapur.

Pasurojeni ushqimin tuaj me hekur, vitamina të grupit B, okside dhe aminokside bazë, duke iu shmangur ndryshimeve në regjimin ushqimor pa u këshilluar me mjekun.

Gjatë gjithë kohëzgjatjes së shtatzanisë, disa muaj pas lindjes dhe në mbarim të sezonit veror, kur shtohet dukshëm rënia e flokëve, konsumoni ushqime, që ndihmojnë në forcimin e rrënjës së flokëve.

Gjatë verës

Lagini flokët para se të shkoni në plazh. Në këtë mënyrë fundet e fijes se flokut do të mbyllen dhe nuk do te lejojne kripën dhe klorin që të veprojnë mbi ta.

Vendosni një produkt të veçantë (leave on) para dhe pas plazhit. Roli i tij është që të mbrojë flokët nga dielli dhe kripa.

Mbroni ngjyrën e tyre. Me qëllim që të shmangni “incidente” të ndryshme, vendosni pak balsam ose i spërkasni ato me spraj për flokë të lyer para se të hyni ne det ose pishinë. Në këtë mënyrë kripa (ose klori) do të “rrëshqasin” mbi fijet e flokëve pa prekur ngjyrën e tyre.

Ulni temperaturen. Harrojeni tharësen e flokëve gjatë sezonit të verës. Flokët janë tepër të ndjeshëm në këtë periudhe. Nuk duhet t’i lodhni akoma më tepër.

Maska për flokë të thatë dhe të dëmtuar:

Maskat për flokë janë të shkëlqyeshme për përmirësim të gjendjes së përgjithshme të flokut, por dinë të jenë shumë të shtrenjta.

Me siguri, të gjitha nuk përshtaten për flokët tuaj dhe për problemin që duhet trajnuar. Pse nuk provoni të bëni maskë, në shtëpinë tuaj me prodhime natyrale?  Ja disa maska më të shfrytëzueshme për flokë.

Maskë prej veze

Përzieni dy vezë me dy lugë ujë. Përdorni në flokë të lagura dhe bëni si masazh për flokët. Lëreni 10 -15 minuta, lajeni me shampo të butë.

Maskë prej bananeje

Merrni një banane, një vezë, tre lugë mjaltë, tri lugë qumësht dhe tri lugë vaj ulliri. Përzieni derisa përmbajtja të bashkohet, pastaj përdorni në flokë. Lëreni të veprojë 15 deri 30 minuta dhe lajeni me shampo të butë.

Maskë prej jogurti

Përzieni një të bardhë të vezës derisa të trashet pak përmbajtja. Përzieni me gjashtë lugë jogurt me pak vaj. Përdorni në flokë dhe lëne të veprojë 15 deri 30 minuta. Shpërlajeni me shampo të butë.

Maskë me vaj ulliri

Përzieni pesë lugë vaj ulliri me dy vezë. Lyeni tërë hapësirën e flokëve me këtë përmbajtje, pastaj mbuloni me foli plastike ose kapelë për dush. Nxehtësia e folisë ose kapelës do ta ndihmojë vajin të futet thellë në strukturën e flokut. Lëreni të veprojë minimum 30 minuta dhe pastaj shpërlajeni me shampo.

Maskë prej mjaltit dhe vaj ullirit

Përzieni tri lugë vaj ulliri me dy lugë mjaltë. Njëjtë si në rastin e mëparshëm. Pas gjysmë ore ose më shumë pastroni përmbajtjen e flokut.

butë.