Disa karakteristika mjaft interesante të Media Ligës së Kosovës!

Liga e Mediave të Kosovës është një kompeticion i ri në Kosovë që ka filluar këtë vit, i cili po merr përmasa jashtëzakonisht të mëdha dhe dita-ditës po rritet interesimi nga qytetarët për mbarvajtjen e kësaj lige dhe lojërat atraktive.

Sport

15/10/2018 14:16

Vlenë të përmendet se në Media Ligë marrim pjesë pothuajse të gjitha mediumet më të mëdha në Kosovë, janë gjithësej 16 Mediume, dhe përafërsisht 180 lojtarë (punëtorë të mediave).

Lojërat zhvillohen çdo të Premte nga ora 17:00 deri në ora 23:50 dhe të gjitha rezultatet mund ti gjeni në webfaqen www.medialige.com

Mediat pjesmarrëse të kësaj lige janë:

Epoka e Re
Lajmi.net
Klan Kosova
Media Works
KosovaPress
Telegrafi
Gazeta Metro
Infokusi
RTV Dukagjini
Ora Info
InfoKosova dhe Prishtina Post
RTK
Kallxo.com
Gazeta Blic
Gazeta Zëri
D+

Sponsor gjeneral të kësaj lige janë: Uji Rugova dhe GIVOVA – Kosova

Më poshtë keni disa karaktaristika mjaft interesante për 5 xhirot e para të zhvilluara në Media Ligë:

A e dini se në pesë xhirot e para në Media Ligë janë shënuar 359 gola.

8,9 është mesatarja e golave për një ndeshje pas pesë xhirove të para.

Xhiroja e parë, me gjithsej 80 gola, mbetet xhiroja me më së shumti gola të shënuara.

Xhiroja e katërt, me 57 gola, është xhiroja me më së paku gola të shënuara.

Golat e shënuara në pesë xhirot:

Xhiroja e parë: 80 gola te shënuara

Xhiroja e dytë: 72 gola

Xhiroja e tretë: 73 gola

Xhiroja e katërt: 57

Xhiroja e pestë: 77 gola

/Gjithsej 359 gola/

Ndeshja me më së shumti gola:

Xhiroja parë: D + 7:13 Infokusi – 20 gola

Ndeshjet me më së paku gola:

Xhiroja tretë: Lajmi.net 2:0 Klan Kosova / vetëm dy gola

Xhiroja katërt: KosovaPress 1:1 Lajmi.net/ vetëm dy gola.

Fitoret me rezultatin më të thellë:

Xhiroja e parë: Gazeta Blic 0-13 Klan Kosova

Xhiroja e tretë: Gazeta Blic 2:15 Gazeta Metro

Xhiroja e pestë: Media Works 14:1 Gazeta Zëri

Xhiroja e pestë: Ora Info 2:15 Epoka e Re

Sulmi më efikas dhe ai më jo efikasi:

Epoka e Re – 37 gola të shënuara

Kallxo.com – 11 gola të shënuara

Mbrojtja më e mirë dhe mbrojtja me më së shumti gola të pranuara:

Lajmi.net – 5 gola të pranuara

(D +) – 47 gola të pranuara

Skuadrat që kanë shënuar më shumë gola brenda një ndeshje:

Gazeta Blic 2:15 GAZETA METRO

Ora Info 2:15 EPOKA E RE

Skuadrat që nuk kanë shënuar gol brenda një ndeshje:

GAZETA BLIC 0:13 Klan Kosova

Lajmi.net 2:0 KLAN KOSOVA. /Lajmi.net/