Disa futbollistëve të Kombëtares u bie vlera

Etrit Berisha është njëri nga futbollistët e kombëtares së Shqipërisë, vlera e së cilit ka rënë në tregun e transferimeve

Sport

25/07/2016 13:30

Përkundër paraqitjeve të mira në “Euro 2016”, vlera e kartonit të disa prej futbollistëve të Kombëtares ka pësuar rënie.

Është gardiani i Laczos, Etrit Berisha, që ka pësuar rënie të vlerës së kartonit të tij që, sipas “transfermarkt”, tashmë është 3.5 milionë euro nga katër që ka qenë më pare, transmeton Panorama Sport.

Kartoni i Kukelit vlerësohet me 350 mijë euro nga 500 mijë, ndërkohë që zbritje e vlerës së kartonit është shënuar edhe për Odise Roshin, nga 450 mijë në 350 mijë.