Disa fakte interesante rreth Halloween-it

Edhe pak ditë na ndajnë nga festa e Halloween-i, një festë sa vjen dhe po bëhet me globale.

Fun

30/10/2017 09:11

Janë të shumtë dhe personat në Shqipëri dalin dhe e festojnë.
Por a i dinit këto fakte rreth kësaj feste?

1. Halloween-i është festa më e famshme në Amerikë pas Krishlindjeve.

2. Samhainophobi do të thotë të kesh frikë nga festa e Halloween-it.

3. Kungulli më i madh në botë që është rritur për festën e Halloweenit ka peshuar 379kg , në vitin 1993.

4. Studimet kanë treguar se Halloween i bën fëmijët të sillen keq dhe të jenë të pasjellshëm.

5. Ngjyrat që simbolizojnë këtë festë janë e zeza dhe portokallia.

Portokallia simbolizon forcë dhe ardhjen e vjeshtës, ndërsa e zeza simbolizon vdekjen për të kujtuar që Halloween-i ka qenë dikur një ditë që ndante të gjallët nga të vdekurit.

6. Besohet se kush i vesh rrobat mbrapsht në natën e Halloween-it, do t’i shfaqet një shtrigë në qiell.

7. Një studim ka treguar që 40% e njerëzve planifikojnë të veshin kostume natën e Halloween-it dhe të kërkojnë ëmbëlsira derë më derë(trick-or-treat), ndërsa pjesa e mbetur preferojnë ta festojnë në club. /Lajmi.net/