Disa arsye pse nuk ndieni asgjë për seksin

Shumë persona, sidomos femrat, vuajnë nga mungesa e dëshirës për të bërë seks, apo nuk kanë ndjenja për një gjë të tillë.

Lifestyle

07/04/2014 14:19

Psikologët mendojnë se kjo është një semundje mendore e cila mund të trajtohet në shumë mënyra. Ata konfirmojnë se një gjë e tillë është e shërueshme.

Pagjumësia (Insomnia)

Ju do të filloni të mos ndieni asgjë për seksin nëse nuk bëni gjumë të mirë apo keni insomni e cila mund të jetë e shkurtër dhe e gjatë. Femrat kanë gjasa më të mëdha që të kenë insomnia për shkak të ndërrimit të hormoneve gjatë cikleve menstruale, menopauzës dhe shtatëzënisë.

Jeni bërë nënë e re

Nëse keni lindur fëmijën tuaj të parë, ju mund të minimizoni dëshirat për të bërë seks. Ju mund të pësoni ndryshimeve të hormoneve që vijnë nga shtatëzënia dhe lindja e fëmijës së parë.

Jeni duke marrë barna

Shumë shpesh njerëzit nuk mendojnë se barnat që po i përdorin ata kanë ndikim direkt në jetën e tyre seksuale. Barnat e ndryshme si antidepresantë, barnat për kontrollin e fshikëzës së urinës dhe disa tjera, kanë ndikim direkt në jetën tuaj seksuale.

Nuk jeni të sigurt për trupin tuaj

“Rreth 10-20% të pacientëve të mi nuk bëjnë seks pasi nuk janë të sigurt për trupin e tye”, tha Amy Lavine, trajnere e seksit për Huffpost. Femrat e kanë këtë gjë më shumë sesa meshkujt. Nëse kjo gjë vazhdon shumë, atëherë personi rrezikon ti humb ndjenjat e tij.

Stagnimi

Nëse jeni statik dhe nuk lëvizni shumë, atëherë mund të jetë një gjë e rrezikshme kur vjen fjala te seksi. Stagnimet fizike, lëvizja e rrallë mund të ju kushtoj mjaft shumë. “Është e rëndësishme që trupi juaj të ketë energji”, tha Levine.

Teknika e partnerit

“Nëse jeni duke bërë seks rregullisht por në fund nuk dilni të kënaqur, atëherë nuk do të jeni të motivuar për të bërë një gjë të tillë”, tha Mintz. Studimet thonë se 70% e femrave kanë orgazma jo të vërteta, që mund të jetë problematike pasi kjo bën që partneri juaj të mendoj se është i mirë në shtrat. Ai më pas do vazhdoj me mënyrën e tij, teksa ajo nuk ju kënaq juve fare.