Diplomon Mark Zuckerberg dhe ka një mesazh për nënën e tij (Foto)

Themeluesi dhe pronari i Facebook, Mark Zuckerberg ka diplomuar në Universitetin e Harvardit.

Auto & Tek

25/05/2017 18:58

Ai me këtë rast ka mbajtur edhe një premtim që i kishte dhënë nënës se një ditë do t’i kthehet studimeve.

“Nënë, gjithmonë të kam thënë se do të rikthehem dhe do të diplomojë”, ka shkruar Zuckerberg në llogarinë e tij në Facebook.

Mark Zuckerberg është 33 vjeçar dhe ka diplomuar në Shkencat Kompjuterike. Ai e ka marrë diplomën pas 13 vjetësh që nga regjistrimi në fakultet.