Diplomojnë 28 kandidat për gjyqtar dhe prokuror

Sistemit të drejtësisë në Kosovë që nga e hëna i janë shtuar edhe 28 persona të diplomuar për gjyqtarë dhe prokurorë. Në një ceremoni, të mbajtur në Prishtinë, është thënë nga liderët vendas që sistemi i drejtësisë duhet të krijojë besimin e qytetarëve për drejtësinë dhe punën e drejtësisë.

Lajme

25/05/2015 18:38

Kandidatët kishin ndjekur një trajnim fillestar në kuadër të Programit të Institutit Gjyqësor të Kosovës.

Në ceremoninë e diplomimit të këtyre kandidatëve kanë marrë pjesë personalitetet të ndryshme nga jeta politike e vendit, si presidentja Atifete Jahjaga, përfaqësuesi i BE-së në Prishtinë, Samuel Zhbogar, ministri i Drejtësisë, Hajredin Kuçi, kryetari i Këshillit Gjyqësor të Kosovës, Enver Peci. (lajmi.net)