Diplomati hungarez: Kroacia e ka gënjyer Hungarinë dhe BE-në

Kroacia e ka “gënjyer në fytyrë” Hungarinë dhe Bashkimin Evropian duke konfirmuar se ekziston marrëveshje bilaterale për bartjen e mijëra refugjatëve nga Kroacia nëpërmes kufirit hungarez.

Bota

19/09/2015 18:06

Këtë e ka thënë shefi i diplomacisë hungareze Peter Siarto. Ai po ashtu akuzoi Kroacinë se “ka lënduar sovranitetin e Hungarisë” me atë se ka dërguar refugjatët me tren për në kufi në përcjellje të policisë kroate, transmeton agjencia e lajmeve Reuters.

“Në vend se ndershmërisht të brengosen për refugjatë, ata i dërguan drejt Hungarisë. Çfarë është ky solidaritet evropian?”, ka pyetur Siarto në konferencën për media duke shtuar se Hungaria do të përshpejtojë ndërtimin e gardhit atje ku është e nevojshme, edhe në kufi me Kroacinë.

Siarto ka thënë se edhe një herë Hungaria është lënë në baltë.

Kryeministri i Kroacisë Zoran Millanoviq ka deklaruar sot se Kroacia e ka shtyrë Hungarinë që të pranojë refugjatët dhe këtë do ta bëjë edhe më tej.