Diplomati gjerman sot në Kosovë, takohet me kryeministrin Haradinaj

Ministri i Jashtëm i Gjermanisë, Sigmar Gabriel, këtë të mërkurë do të arrijë në Kosovë për të zhvilluar një vizitë zyrtare.

Lajme

14/02/2018 10:51

Gjatë vizitës së tij në Kosovë, diplomati gjerman do të pritet nga kryeministri Ramush Haradinaj.

Sipas njoftimit të qeverisë, Haradinaj e Gabriel pas takimit i cili do të zhvillohet nga ora 18:30 do të kenë edhe një konferencë për media./Lajmi.net/