Diplomati austriak: Ballkani për 10 vite do të anëtarësohet në BE

Wolfgand Petritsch, diplomat nga Austria ka thënë se vendet e Ballkanit do të jetë e mundur që të hyjnë në Bashkimin Evropian për 10 vite.

Lajme

26/06/2017 14:10

 

Ai ka vlerësuar se një faktor tejet i rëndësishëm është bashkëpunimi i ngushtë mes vendeve të rajonit, transmeton lajmi.net

“Për shkak të madhësisë  edhe Serbia ka përgjegjësi për sigurinë rajonale. Qëndrueshmëri në Ballkanin Perëndimor është e pamundur pa angazhimin e tyre”, tha ai në një intervistë për Politico.

I pyetur nëse po angazhohet për ta ndryshuar Marrëveshjen e Daytonit, diplomati austriak ka thënë se ajo mbetet ende një marrëveshje e dobishme.

Sipas tij Bashkimi Evropian duhet të ketë kujdes në vendet e Ballkanit pasi mund të ketë ndikime nga vendet tjera që janë fuqi botërore. /Lajmi.net/