Diplomatët rusë thonë se SHBA-të po krijojnë pretekst për të vendosur sanksione

Ministria e Jashtme e Rusisë ka akuzuar Shtetet e Bashkuara se po krijojnë pretekst për të vendosur sanksione kundër Rusisë.

Bota

20/10/2018 16:04

Zyrtarët rusë kanë bërë këto komente pasi që Washingtoni ka akuzuar një shtetase ruse për ndërhyrje në zgjedhjet amerikane që priten të zhvillohen gjatë muajit në vijim, shkruan Euronews.

Qeveria amerikane ka akuzuar shtetasen ruse, Elena Khusyaynova, pasi që dyshohet se ajo ka luajtur një rol kyç në një plan të financuar nga oligarku rus, Evgeny Viktorovich.

“Qëllimi strategjik i këtij komploti, i cili vazhdon edhe sot, është të përçajë spektrin politik amerikan si dhe të minojë besimin në institucionet tona demokratike”, ka thënë avokati amerikan, Zachary Terwilliger, transmeton Klan Kosova.

Për t’u njoftuar më shumë rreth akuzave ndaj shtetases ruse, klikoni në linkun e mëposhtëm.