Diplomat kosovare në Serbi do të njihen të paktën edhe 6 muaj

Duke e komentuar vendimin e Gjykatës Кushteteuse për pavlefshmërinë e udhëzimit për njohjen e diplomave të arsimit të lartë të universiteteve të Kosovës, ministrja për Integrime Evropiane e qeverisë serbe, Jadranka Joksimoviq iu tha gazetarëve serbë se kjo çështje do të zgjidhet gjatë negociatave ndërmjet Beogradit dhe Prishtinës. 

Lajme

07/05/2014 18:12

\”Ajo që është me rëndësi është se Serbia mbetet e përkushtuar për vazhdimin e dialogut. Dialogu i Beogradit dhe Prishtinës është sot vendimtar dhe ne do të kërkojmë çfarëdo mënyre që të gjitha aranzhmanet teknike, që do të paraqiten gjatë bisedimeve, t’i hapim nëpërmjet formatit të negociatave të Brukselit\”, tha Joksimoviq.

Sipas fjalëve të saj, Serbia do të përpiqet që nëpërmjet dialogut dhe zbatimit të marrëveshjes së Brukselit të arrihet deri te zgjidhjet për çështje të shumta teknike që hapen,e të cilat, sipas vlerësimit të saj, nuk janë aspak të lehta për tu negociuar dhe zbatuar.

\”Duhet të mbetemi të përkushtuar për marrëveshjen e Brukselit dhe integrimet evropiane\”, tha  Joksimoviq të mërkurën para gazetarëve në Beograd.

Udhëzimi i kontestuar është nxjerrë nga qeveria serbe në bazë të marrëveshjes së negociatorëve të atëhershëm, Edita Tahiri dhe Borko Stefanoviq.

Me atë udhëzim, nga marsi i vitit 2012, rregullohet mënyra e posaçme për njohjen e diplomave dhe vlerësimin e programeve studimore të universiteteve  nga territori i Kosovës, të cilat nuk e kryejnë veprimtarinë e tyre sipas dispozitave ligjore të Serbisë, citojnë mediat serbe.

Gykata Kushteuese e Serbisë e shpalli këtë udhëzim jokushtetues, por vendimi i saj do të shpallet pas gjashtë muajve, andaj deri atëherë mbetet në fuqi zbatimi i këtij udhëzimi.