Diplomacia mund të zgjidhë problemet me Korenë e Veriut

Sekretari amerikan i mbrojtjes James Mattis ka thënë që Amerika ende shpreson që të zgjidhë krizën me Korenë e Veriut duke përdorë diplomacinë.

Bota

11/08/2017 08:53

Pas disa ditësh të deklaratave tejet të ashpra nga të dyja vendet, Mattis ka thënë që lufta do të ishte katastrofike dhe se diplomacia ka filluar të tregoj rezultate.

Pyongyang ditën e enjte deklaroi që është duke finalizuar një plan për hedhjen e katër raketave në territorin amerikan në Guam.

Situata është tensionuar javët e fundit me shpejtësi pasi Koreja e Veriut pati testuar dy raketa interkontinentale në korrik.