Diona Fona nisi ditën mbarë, i gëzohet suksesit 5 milionësh

Këngëtarja Diona Fona sot ka nisur ditën mbarë.

ShowBiz

14/03/2018 13:30

Kjo për faktin se ka arritur një sukses të madh me projektin e saj ‘Havera’, shkruan lajmi.net

Ka kaluar kohë prej publikimit mirëpo kjo ishte kënga që Dionën e ngjiti fuqishëm në skenën muzikore shqiptare e më pas ajo vazhdoj rrugëtimin me të tjera hite.

Me ‘Havera’, Diona Fona ka arritur plot 5 milionë klikime në kanalin zyrtar në Youtube për çka i ka falënderuar fansat nëpërmjet një postimi në Instagram.

‘’ Pesë milionë! Nuk mund të besoj se kënga ime e parë ka arritur pesë milionë shikime në kanalin YouTube. Faleminderit të gjithëve për mbështetjen, që më keni dhënë guximin për të ndjekur ëndrrën time. Kjo do të thotë kaq shumë për mua’’ ishin fjalët e saj./Lajmi.net/

https://www.instagram.com/p/BgRipsCHKt4/?hl=en?&taken-by=dionafona

YouTube player