Diona Fona edhe zyrtarisht bëhet shofere

Diona Fona është artiste e re e cila po pëlqehet shumë nga publiku.

ShowBiz

13/01/2018 09:40

Në fund të muajit 2017, këngëtarja ka lansuar projektin “Shy”, këngë të cilën e solli bashkë me videoklip, shkruan lajmi.net.

Ajo ka vendosur ta marrë patentë shoferin dhe këtë gjë e arritimi me sukses, duke u bërë shoferja më e re në trafik.

Diona ka postuar një fotografi në llogarinë e saj në Instagram, në të cilën ka shkruar “Zyrtarisht shofere”.

Këngëtares i dëshirojmë vozitje të rehatshme. /Lajmi.net/