Dinastia Zidane po rritet

Që kur ekziston bota, djemtë i kanë ndjekur rrugët e baballarëve. Disa i kalojnë prindërit, ndërsa disa mundohen t’i arrijnë nivelet e tyre. Njëjtë po veprojnë edhe fëmijët e Zinedine Zidane. Në kryeqytetin spanjoll, ku babai i tyre bëri karrierë dhe fitoi gjithçka, luajnë Enzo, Luca e Theo. Nëse ky i fundit, i lindur në vitin…

Sport

17/03/2014 23:20

Që kur ekziston bota, djemtë i kanë ndjekur rrugët e baballarëve. Disa i kalojnë prindërit, ndërsa disa mundohen t’i arrijnë nivelet e tyre.

Njëjtë po veprojnë edhe fëmijët e Zinedine Zidane. Në kryeqytetin spanjoll, ku babai i tyre bëri karrierë dhe fitoi gjithçka, luajnë Enzo, Luca e Theo.

Nëse ky i fundit, i lindur në vitin 2002, është ende në hapat e parë, dy të tjerët i kanë bërë hapat e parë gjigantë.

Të dy janë ftuar në vitin 2014 nga ekipet përfaqësuese të Francës, të grupmoshave përkatëse.

Enzo, i cili premton më së shumti, i lindur në vitin 1995, ushtron me ekipin e parë të Real madridit dhe bën pjesë në Përfaqësuesen U-19 të Francës, pasi ka luajtur më parë me atë U-15 të Spanjës.

Luca, nga ana e tij, e ka marrë ftesën e parë nga ekipi U-16 i Francës.

Portieri, i lindur në vitin 1998, e ka pasur po ashtu mundësinë të ushtrojë me lojtarë të mëdhenj, përkrah portierëve Diego Lopez e Iker Casillas.

Ai po mëson nga babai se si të qëndrojë në botën e futbollit, duke i vëzhguar dy portierët e Realit, duke menduar se në të ardhmen mund të vendoset në portën e ‘Los Blancos’.

Në pritje të Theo, fëmijët më të mëdhenj kanë nisur ta njohin Real Madridin në çdo aspekt, pro edhe Francën e babait të tyre.

Zizou është gjysmë algjerian, i lindur në Francë, sikur djali Enzo, që preferon të thirret Enzo Fernandez, e jo Zidane, për të mos abuzuar me mbiemrin e babait.

Nëse vazhdon kështu, ashtu edhe vëllezërit e tij, nuk do të ketë absolutisht nevojë. Sepse, tek Zidane po fillon një dinasti e re.