Dimri vjen me reduktime të energjisë elektrike

Ne dimrin qe po vjen qytetarët e Kosovës do të përballen me reduktime të energjisë elektrike, tha të mërkurën ministër në detyrë i Zhvillimit Ekonomik, Fadil Ismajli.

Lajme

23/07/2014 15:11

Këtë lajm as pak të mirë ministri Ismajli e dha në mbledhjen e radhës së Qeverisë së Republikës së Kosovës.

Ai tha se pas shpërthimit që ka ndodhur në Termocentralin ‘Kosova A’, janë duke punuar që të gjejnë mënyrën për të siguruar furnizim me energji elektrike, por tha se reduktimet do te jenë të pashmangshme.

“Ministria e Zhvillimit Ekonomikë ka krijuar grupet punuese për të bërë analizën e asaj që ka ndodhur në ‘Kosovën A’, dhe është intensivisht duke punuar me operatorët e mundshme që të gjej skenarët për furnizim me energji gjatë dimrit që po vjen”.

“Por, është më e sigurt se do të ketë mungesë të energjisë elektrike, dhe për pasojë edhe reduktime”.

Ismajli ka thënë se duhet të gjenden mundësit për financim të furnizimit me energji, dhe se deri në javën e ardhshme do të hartohen skenarët e mundshëm, që do t’i propozohen qeverisë, me qëllim të zbutjes së krizës me energji elektrike që mund të ketë gjatë këtij dimër që vjen.