Dimri i shtrenjtë

Gjatë muajve të dimrit, çmimi i energjisë pritet të rritet. Qytetarët kërkojnë që të përcaktohet një tarifë e përhershme.

Lajme

24/09/2013 11:28

Gjatë sezonës dimërore tarifa e energjisë elektrike pritet të rritet deri në 40 për qind dhe qytetarët kanë shprehur shqetësimin e tyre.

Ata kanë kërkuar që të përcaktohhet një tarifë për tërë vitin.

Një reformim tarifor i është kërkuar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë nga Komisioni hetimor parlamentar, i themeluar si rezultat i pakënaqësisë së qytetarëve me faturat e janarit.

“Një afat që është i pritshëm, do të ishte një afat 6 mujor që regullatori do të dilte me një propozim të rregullimit të sistemit të tarifave”, ka thënë udhëheqësi i këtij Komisioni, Muhamet Mustafa për Kosovapress.