Dimri erdhi! Lëvizje të mëdha priten tek Barcelona

Fillimi i sezonit të ri tregoi se ka ende pozita në Barcelonë, të cilat janë nën nivel.

Sport

18/10/2018 17:27

Afati i janarit po afron dhe “blaugranat” me urgjencë duhet të reagojnë. Faza defanzive është në alarm, përcjell lajmi.net.

Lëndimet e Umtiti e Vermaelen, e kanë lënë skuadrën me vetëm dy opsione në mbrojtje; Lenglet e Pique.

Gjithashtu, në krahun e majtë, ku luan Jordi Alba, nuk ka asnjë zëvendësues të “natyrshëm”.

Probleme shihen edhe në fazën ofanzive. Forma jo e mirë e Suarez është shqetësuese. Gjithashtu Munir nuk po tregon atë që pritej prej tij.

Afati i janarit do të jetë determinues për pjesën e mbetur të sezonit për katalunasit.

Mbetet të shihet se çfarë lëvizje do të kryhen nga drejtuesit e klubit. /Lajmi.net/