Dilemat e seksit gjatë shtatzënisë

Edhe pse akti seksual i paraprin çdo shtatzënësie, më vonë pikërisht ai aktivitet bëhet njëri nga problemet më të mëdha. Seksi gjatë shtatzënësisë ndryshon, qoftë kur është fjala për teknikat apo komplet ndjenjat, sepse femra pëson ndryshime të shumta – edhe fizike, edhe psikike.

Lifestyle

03/10/2014 20:30

Disa shtatzëna ndihen shumë keq, të tjerat kanë ndjenjën se mu ashtu siç janë ndihen si femrat më të lumtura në botë. Disa meshkuj humbin dëshirën për seks për shkak të pamjes “së re” të partneres, të tjerët frikësohen se mos po e lëndojnë beben, por ka edhe të tillë të cilët e ndiejnë veten të tepërt, transmeton Lajmi.net.

Forcon afërsinë

Secili çift është tregim në vete, andaj problematika nuk mund të përgjithësohet – shumica kanë seks të shkëlqyeshëm, madje më të mirë se deri para shtatzënësisë, ndërsa të tjerët gjatë gjithë kohës abstenojnë. Një gjë është e sigurt, marrëdhëniet seksuale gjatë atyre nëntë muajve nuk i shkakton rrezik as nënës, as për bebes, natyrisht me kushtin që shtatzënësia të jetë normale, pa rrezik dhe që të ekzistojë dëshira te të dy partnerët. Nëse çdo gjë rrjedh siç duhet, marrëdhëniet seksuale mund të praktikohen deri kur të fillojnë dhembjet dhe të pëlcasë placenta.

Në tre muajt e parë, femra mund të ketë probleme me situatën e re të krijuar. Mund të ketë mundime, dhembje koke, nevojë për urinim të shpeshtë dhe vjellje, vazhdimisht ndien lodhje, andaj të gjitha këto nuk krijojnë dëshirë seksuale për partneren.

Në ato rrethana pakkujt i shkon mendja te kënaqësia. Është shumë me rëndësi që në tre muajt e parë të kultivohet afërsia ndërmjet partnerëve, sepse mashkulli mund të ndihet i pafuqishëm, madje edhe i refuzuar. Megjithatë, ai femrës duhet t’i ofrojë mirëkuptim të mjaftueshëm, butësi, ngrohtësi dhe dashuri, ndërkaq ajo duhet t’i vlerësojë këto.

Orgazmat, shumë më të fuqishme

Tremujori i dytë është më i përballueshëm për shtatzënën. Pasi organizmi tashmë është mësuar me shtatzënësinë, pushojnë mundimet, rreziku nga lindja spontane reduktohet në minimum, ndërkaq, sipas rregullit, shtatzëna ndihet shumë mirë. Mitra rritet dhe gradualisht i jep formën abdomenit të shtatzënës, mirëpo kjo nuk do të thotë që marrëdhëniet seksuale të jenë të pakëndshme. Dëshira për seks oscilon – te një pjesë fare nuk ekziston, ndërkaq te pjesa tjetër shtohet për shkak të ndryshimeve hormonale. Disa shtatzëna atëherë, për herë të parë përjetojnë orgazmën. Mirëpo, kjo është periudha kur çifti fillon të brengoset – në mos e lëndon beben, apo mos ndoshta bebja mund të shohë se ç’po ndodhë aty brenda…

Në tremujorin e tretë marrëdhëniet seksuale mund të jenë të mrekullueshme, por edhe të pakëndshme kur stomaku gjithnjë e më i madh fillon edhe të lëvizë. Mund të paraqiten refuzimet të njërit apo edhe të të dy partnerëve për shkak të barkut “tepër të madh”. Në qoftë se çiftet nuk i kanë ato paragjykime, mund t’i vazhdojnë marrëdhëniet seksuale, të hulumtojnë pozita të reja, por, në të vërtetë, ato do të jenë të pakta, të cilat më vonë kurrë nuk do t’i praktikojnë, transmeton Lajmi.net.

Është konstatuar që orgazma te femra mund të shkaktojë kontraksione, të cilat gjenden në spermë dhe lidhem me zbutjen e grykës dhe me nxitjen e lindjes. Dhe krejt në fund të shtatzënësisë, kujdesi është shumë i rëndësishëm, sepse fyti i mitrës tëhollohet dhe fillon të hapet. Atëherë patjetër duhet të shkohet për t’u konsultuar te gjinekologu. Në të vërtetë, nga fundi i shtatzënësisë shumicës së femrave as që u shkon mendja te seksi, gjë që është e kuptueshme.

Çfarë mund të shkaktojë probleme

Gjinjtë. Gjinjtë gjatë shtatzënësisë bëhen gati për rolin e tyre më të rëndësishëm. Që nga dita e parë e fekondimit, gjinjtë nën ndikimin e hormoneve, ndryshojnë. Në tremujorin e parë thimthat mund të shkaktojnë dhimbje me rastin e prekjeve, gjë që do të përjetohet si përvojë e pakëndshme edhe me rastin e përkëdheljeve gjatë marrëdhënieve seksuale. Nga fundi i kësaj periudhe dhembja pushon, ndërkaq ndjeshmëria e shtuar mund të rritë kënaqësinë në seks. Posaçërisht nëse merret parasysh edhe rritja e gjinjve, pastaj plotësimi dhe forcimi i tyre.

Shumica e çifteve ndiejnë kënaqësi kur e shohin bashkëshorten me gjinj të tillë!
Mirëpo, nga fundi i shtatzënësisë fillon të tajit kolostrumi (qumështi i parë), andaj rrjedhja, edhe pse nuk shkakton dhembje, mund të jetë pengesë gjatë marrëdhënieve seksuale. Gjithashtu, stimulimi i gjinjve ndikon në tajitje të hormonit të quajtur oksitocinë, i cili shkakton kontraksione, andaj disa çifte gjinjtë “nuk i vënë në lojë” në përfundim të shtatzënësisë.

Vagjina. Shtimi i qarkullimit të gjakut në pjesën e komblikut për shkak të ndryshimeve hormonale do të shtojë dëshirën seksuale te disa shtatzëna, gjë për meshkujt do të thotë më shumë kënaqësi. Megjithatë, sasia e sekretit vagjinal shtohet gjatë shtatzënësisë, ndryshon dendësia e tij, por edhe aroma dhe shija. Shtimi i lagështisë aktin seksual mund ta bëjë më të këndshëm, por në qoftë se kanali vagjinal bëhet shumë i lagësht dhe i rrëshqitshëm, mund të krijojë problem te ereksioni. Aroma mund të paraqesë problem si te mashkulli, ashtu edhe te femra. Në asnjë rast, shtatzëna nuk duhet të ndihet e turpëruar, ato janë gjëra normale gjatë shtatzënësisë. Në qoftë se ndihet keq, duhet ta ketë të qartë se vagjina e saj shumë shpejt do t’i shërbejë vetëm një qëllimi, e ai është që të bëhet rruga e bebes për të ardhur në këtë botë, transmeton Lajmi.net.

Frika nga bebja. Problemet më të shpeshta që kanë të bëjnë me shtatzënësinë normale janë të natyrës psikike dhe të pranimit të faktit që “nëna nuk është më e vetme”. Kështu mund të paraqitet frika që penetrimi mund të lëndojë beben apo të shkaktojë dështim spontan, gjë që nuk është e vërtet. Fetusi është në mënyrë të shkëlqyeshme i mbrojtur në qesen amnione në mitër, ndërkaq mitra është e mbyllur dhe e ndarë nga ambienti i jashtëm me sekrecion të mukozës dhe është e mbyllur. E dyta, te disa çifte paraqitet frika që bebja është e vetëdijshme për atë që po bëjnë nëna dhe babai, posaçërisht në javët e fundit të shtatzënësisë, duke e argumentuar këtë me faktin se bebja kërcen dhe lëviz çdoherë pas aktit seksual. Fetusi nuk mund të jetë i vetëdijshëm për këtë gjë, nuk mund të dijë se ç’po ndodh, as që seksi do t’i shkaktojë pasoja psikike të mëvonshme, ndërkaq reaksioni i bebes paraqet përgjigje ndaj aktivitetit të hormoneve dhe mitrës pas marrëdhënies.

Frika nga infeksionet. Po qe se bashkëshorti nuk ka sëmundje ngjitëse, nuk ka rrezik nga infeksionet. Pra, fetusi është plotësisht i mbrojtur nga të gjithë mikroorganizmat, gjithnjë deri sa të pëlcasë placenta. Meqenëse pëlcitja e placentës mund të ndodhë në çdo çast në muajin e fundit të shtatzënësisë, është i domosdoshëm të përdoret prezervativi si mjet plotësues “sigurimi” nga infeksionet.

Marrëdhëniet seksuale PLOTËSISHT ndërpriten, nëse:
1. ekziston rreziku nga dështimi spontan apo nga lindja e parakohshme;
2. ekziston placenta previa;
3. shtatzëna ndien dhembje gjatë aktit seksual;
4. paraqitet gjakrrjedhje pas aktit seksual apo kullim i dyshimtë.

Për çdo rast, nëse ekziston edhe dyshimi më i vogël, duhet shkuar për konsultime te gjinekologu, sepse asgjë nuk është më e rëndësishme se shëndeti, si i nënës, ashtu edhe i bebes. Mirëpo, nuk duhet të dëshpëroheni, por të kërkoni mënyra të reja të shfaqjes së dashurisë dhe të butësisë.

Pozita më e përshtatshme dhe seksi – teknikat me barkun e madh
Pozita e përshtatshme, pos ekzistimit të dëshirës së dyanshme seksuale, duhet të jetë edhe kujdesi më i madh. Ndonjëherë është e vështirë të realizohet, posaçërisht nga përfundimi i shtatzënësisë, kur barku i shtatzënës i ngjan pothuajse një kodre, të cilën mund ta kapërcejë vetëm personi që merret me aktivitete sportive. Megjithatë, as mashkulli e as femra, nuk është e nevojshme të jenë gjimnastë të shkëlqyer – u nevojitet vetëm pak të hulumtojnë.