Dilema e Turqisë: Gazsjellësin “Tanap”, apo “Turkish Stream” propozuar nga rusët?

Rrëzimi i gazsjellësit “South Stream” e ka detyruar Rusinë të kërkojë rrugë të reja. Dhe rruga drejt tregut europian, prej nga Rusia është përjashtuar së fundi, është Turqia. 

Bota

13/12/2014 22:24

Për këtë arsye Moska i ka propozuar Ankarasë ndërtimin e “Turkish Stream”, një gazsjellës që supozohet të transportojë 50 miliardë metra kub gaz drejt Europë dhe parashikon ndërtimin e një terminali në kufirin turko-grek.

Lëvizja e Rusisë la të shqetësuar Gjeorgjinë dhe Azerbajxhanin, por edhe Serbinë, e para një aleate e SHBA-së.

Duke qenë se Turqia është korridor natyror për të gjitha rrugëkalimet e energjisë, problemi këtu shtrohet se kush do të jetë prioritet.

Serkan Demirtas shkruan në një opinion të vetin në “Hyrriet” se Turqia duhet të mbajë në fokus gazsjellësin Transanatolian, Tanap, dhe jo Turkish Stream.

Arsyet janë disa dhe njëra prej tyre është ajo që opinionisti turk e quan shmangia e perspektivës oportuniste kur vjen puna tek energjia.

Në një takim me kolegun e tyre turk, Cavushoglu, ministri i jashtëm azer dhe ai gjeorgjian, kanë këmbëngulur që Turqia të ketë prioritet Tanap-in, që ka si burim fushën e Shah Deniz dhe kalon në territore që janë jashtë influencës ruse.

Plus me Turkish Stream, interesat azere cenohen direkt, pasi rivaliteti është që në burim, pra kush do të depërtojë në tregun europian. Treg i cili ka rënie të kërkesës, arsye kjo më shumë që Ankaraja të përcaktojë se kush është i pari në agjendë.

Kur vjen puna te Shqipëria, është e qartë se interesi wshtw Tanap, sa kohë ai është hallka me TAP.