Dilema dhe mungesë koncensusi, para procedimit të demarkacionit në Kuvend

Përdersia nesër Kryesia do ta procedojë demarakcionin në Kuvend, te partitë politike ka mungesë uniteti.

Lajme

04/02/2018 18:09

Deputetët e partive parlamentare po vazhdojnë të shpërfaqin qëndrimet e ndryshme sa i përket çështjes së shenjëzimit të kufirit me Malin e Zi.

Armend Zemaj i LDK-së ka thënë për rtv21 se nëse demarakcioni nuk ratifikohet vendi do të shkojë drejt izolimit.

Kurse Ahmeti Isufi nga LDK-ja e ka fajësuar BE-në që i ka vendosur kushte specifike Kosovës për liberalizimin e vizave.

Nënkreytarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku po thotë se demarkacioni nuk është kushti i vetëm për vizat.

Ndryshe kryeministri malazez, Dushko Markoviq deklaroi dje se puna e demarakcionit për Malin e Zi është e kryer. /Lajmi.net/

YouTube player