Dikush po e pi duhanin tinëz në Prishtinë

Mbi 10 raste të pirjes së duhanit në mjedise publike janë evidentuar mbrëmë nga inspektorët komunalë të Prishtinës. Kryetari i Komunës, Shpend Ahmeti, thotë se do të aplikohen dënime ndaj mosrespektuesve të ligjit.

Lajme

28/02/2014 10:55

Drejtoria e Inspekcionit në Komunën e Prishtinës, mbrëmë ka ndërmarrë një aksion nëpër lokalet e kryeqytetit për të monitoruar zbatimin e Ligjit për Duhanin.

Aksioni ka rezultuar me evidentimin e mbi 10 rasteve ku është gjetur se duhani pihet në mjedise publike.

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Shpend Ahmeti, ka konfirmuar këtë rast dhe ka thënë se aksione tjera do të ndërmerren edhe në të ardhmen, pa paralajëmrim.

“Mbrëmë Drejtoria e Inspekcionit ka zhvilluar një aksion nëpër lokalet e qytetit me 4 ekipe për zbatimin e ligjit për duhanin. Janë evidentuar mbi 10 raste të lokaleve që tani dërgohen në gjykatë për dënime. Poashtu janë proceduar dhjetëra raste ndaj individëve”.

“Aksione të tilla do të jenë të shpeshta dhe pa paralajmërim. Për zbatim të ligjit!”, ka thënë Ahmeti.