Dikush lëshoi virusin më të madh ndonjëherë në iPhone

Më shumë se 225,000 llogari të Apple janë vjedhur nga përdoruesit të cilët kanë futur jailbrake në pajisjet e Apple pas një sulmi të madh kibernetik.

Auto & Tek

01/09/2015 10:28

Hulumtuesit në Weiptech dhe Palo Alto Networks kanë zbuluar se të dhënat e llogarive të Apple janë vjedhur përmes një virusi të madh të lëshuar nga Cydia, vegla e famshme që vjen nga jailbreak.

Jailbreak është metoda më e famshme që përdoret për të marrë falas aplikacionet që janë me para në App Store, por siç duket është lëshuar virusi më i madh ndonjëherë që i ‘bllokon’ iPhone duke mos lejuar përdoruesit që ta përdorin ekranin fare dhe t’u vidhen informacionet e llogarive të tyre, transmeton Lajmi.net.

Ekspertët këshillojnë përdoruesit e iPhone që të mos e bëjnë jailbreak atë, pasi që shumë lehtë mund ta ‘humbin’ celularin e tyre duke u bllokuar nga ky virus i madh.

Jailbreak ju lejon që të bëni gjëra të mahnitshme me celularin tuaj, por ai ju lë të prekshëm nga hakerët – mësim ky që tashmë e kanë mësuar 225,000 pronarët e këtyre llogarive të hakeruara.

Virusi, i quajtur KeyRaider, ngarkohet në celularin tuaj përmes Cydia-s dhe shpërndahet në të përmes një serveri të ndarë. (Lajmi.net)